image Zgjedhjet serbe/ Ambasadori i Gjermanisë dhe Francës e vizitojnë pikën kufitare në Merdare

Siguri

Zgjedhjet serbe/ Ambasadori i Gjermanisë dhe Francës e vizitojnë pikën kufitare në Merdare

news image

Sot po mbahen zgjedhjet presidenciale në Serbi, me ç’rast shumë qytetarë serbë të Kosovës kanë udhëtuar për atje që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë, shkruan Gazeta Sinjali.

Shkaku i lëvizjeve të shpeshtuara nëpër pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, në Merdar ka shkuar ambasadori gjerman, Jorn Rohde bashkë me ambasadoren franceze, Marie-Christine Butel.

Rohde në Twitter ka shkruar se ka vërejtur një bashkëpunim të mirë mes autoriteteve të Kosovës dhe të Serbisë për t’ua mundësuar votuesve serb të shkojnë për të votuar atje.

“Së bashku me Ambasadoren e Francës në Kosovë vizituam pikën kufitare në Merdare. Ne atje pamë një bashkëpunim nga të dyja anët. Po ashtu Kosova kishte vepruar siç kishte premtuar duke rritur personelin në pikat përkatëse kufitare duke mundësuar që në mënyrë të qetë votuesit të shkojnë të votojnë atje”, ka shkruar ambasadori gjerman.

/GazetaSinjali/