image Zgjedhjet për kreun e PD, Berisha: Proces historik, paralel me procesin mafioz për presidentin e ri - Sinjali

Zgjedhjet për kreun e PD, Berisha: Proces historik, paralel me procesin mafioz për presidentin e ri

news image

Pasi votoi për kreun e ri të Partisë Demokratike, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka quajtur proces historik, që finalizon triumfin e partisë.

Në një deklaratë për mediat, kandidati Berisha tha se zgjedhjet e PD po mbahen paralel me zgjedhjet “mafioze” të presidentit të ri.

I pyetur nëse i druhet vendimit të gjykatës, Berisha u shpreh me fjalët “nuk ka vendim që mund të ndalë këtë mision historik të demokratëve shqiptarë”.

Përshëndes demokratët, komisionerët e 108 qendrat e votimit në mbartë Shqipërinë dhe ju uroj të marrin pjesë të gjithë në këtë proces historik, jo vetëm për PD. Të votojnë sipas vullneti të lirë dhe kandidatit që duhet. Proces historik jo vetëm për PD po për mbarë Shqipërinë, sepse finalizon triumfin e kësaj partie. Zhvillohet paralel nga një proces mafioz antikushtetues, ai i zgjedhjes së presidentit të republikës, bazohet mbi grabitjen e votës së lirë së shqiptarëve“, tha Berisha, raporton tch.

Berisha tutje shtoi se sot në këtë proces mbarëshqiptar e shohim dritën e shpresës. Sipas tij, nuk ka vendim që mund të ndalë këtë mision historik të demokratëve shqiptarë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: