image Berisha: Kosova miliona euro ndihmë qytetarëve, Rama ua jep inceneratorëve

Shqipëri

Berisha: Kosova miliona euro ndihmë qytetarëve, Rama ua jep inceneratorëve

news image

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar vendimin e qeverisë së Kosovës, për të mbështetur qytetarët në lidhje me krizën e çmimeve dhe asaj energjetike. Një ditë më parë, kreu i qeverisë së Kosovës, prezantoi planin e masave për muajt në vazhdim.

Sipas Berishës, kjo është ndihmë e vërtetë për qytetarët, jo si Edi Rama që u jep miliona euro inceneratorëve dhe klientëve të tij të koncesioneve.

“Kjo është ndihmë e vërtetë! Kosova për rritjen e çmimeve jep: 100 euro shtesë në muaj për çdo pensionist, 100 euro shtesë në muaj për çdo punonjës të ndërmarrjeve publike, 100 euro shtesë në muaj për studentët, rritje 100% pra dyfishim i ndihmës ekonomike për familjet në nevojë dhe 50 euro në muaj për nëpunësit e administratës publike.

Kurse Edi Rama për çmimin më të lartë te naftës dhe ushqimeve në Europë jep qindra milionë euro që u grabit qytetarëve me rritjen e çmimeve i ndan me klientelën e tij të djegësave dhe PPP. 4 milion € për të kënaqur xhepin dhe syrin në oborrin e zyrave të tij. Udhëtime 150-300 mijë euro me avion në dispozicion. Rikthen bixhozin dhe bastet për të lumturuar klanin e tij familjar” – shkruan me Berisha që nënvizon se këto janë 2 filozofi “e para, e ndihmës dhe mbështetjes dhe e dyta, e grabitjes dhe vjedhjes së qytetarëve!”

/GazetaSinjali/