image Zgjedhjet në veri, KQZ: Nga 44 qendra të votimit, do të hapen vetëm gjashtë - 13 të tjera janë kontejnerë

Kosovë

Zgjedhjet në veri, KQZ: Nga 44 qendra të votimit, do të hapen vetëm gjashtë – 13 të tjera janë kontejnerë

news image

Në mbledhjen e KQZ-së është vendosur që nga 44 qendra të votimit në veri, në të cilat janë zhvilluar zgjedhjet në të kaluarën, më 23 prill do të hapen vetëm 6 prej tyre.

KQZ-ja do të hapë edhe 13 qendra të tjera alternative të votimit (Kontejnerë). Këto qendra do të hapen pas rekomandimeve të institucioneve të sigurisë.

KQZ-ja po ashtu miratoj  i rekomandimin për rritjen e numrit të votuesve për vendvotime për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e Komunave: Zveçan dhe Leposaviq. Ku sipas KQZ nga 750 votues numri i tyre rritet në 2 000.

KQZ po ashtu ka miratuar sllogani dhe llogon për këto zgjedhje. Sllogani është  “Për Komunën tënde voto”.

/GazetaSinjali/