Sot në Serbi mbahen zgjedhjet parlamentare. Për të votuar rreth preferencave të tyre politike atje janë nisur edhe dhjetëra serbë nga Kosova.
Votuesit e parë nga Zubin Potok sot në orën 7 janë nisur drejt vendvotimeve në Serbinë Qendrore. Të drejtën e votës qytetarët e komunës së Zubin Potokut e ushtrojnë në vendbanimin Ribariq të komunës së Tutinit, raporton Kosovonline.
Shtatë autobusët e parë dhe një furgon u larguan nga stacioni i autobusëve në Leposaviq me serbët të cilët do ta shfrytëzojnë të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare në Serbi.