image Zgjedhjet në Francë, rundi i dytë presidencial sjell protesta kundër ekstremistes Le Pen

Evropë

Zgjedhjet në Francë, rundi i dytë presidencial sjell protesta kundër ekstremistes Le Pen

news image

Forcat e sigurisë në Francë janë përplasur me protestuesit në Paris, në një demonstratë të organizuar kundër të djathtës ekstreme.

Protestat nisën prej të shtunës, për të rifilluar këtë të dielë, me policinë që e ka shpërndarë turmën me gaz lotsjellës. Mijëra vetë dolën në protestë, për të marshuar qark Francës, kundër kandidates presidenciale Marin Le Pen, e cila kërkon një bashkim të frontit opozitar kundër Presidentit Emannuel Macron në zgjedhjet e të dielës së ardhshme.

Policia njoftoi se njësoj si në Paris, protesta janë organizuar në 30 qytete franceze.

Macron, një pro-europianist, fitoi zgjedhjet presidenciale të 2017-s duke e mundur lehtësisht kundërshtaren Le Pen. Edhe pse këtë vit pritet një rikonfirmim i 44-vjeçarit në krye të Elizesë, sondazhet flasin për një garë të ngushtë mes dy kandidatëve, shkruan a2cnn.

Protestuesit kundërshtojnë zgjedhjen e Le Pen përballë presidentit aktual, ndërsa në rrugë kundërshtojnë politikat ekstremiste të Le Pen, racizmin dhe fashizmin, me fushatën që hyn në ditët e saj të fundit, drejt rundit të 24 prillit.

/GazetaSinjali/