image Zgjedhjet në AAK, Haradinaj thotë se i ka 100 kundërkandidatë për kryetar të partisë

Kosovë

Deklarata/ Zgjedhjet në AAK, Haradinaj thotë se i ka 100 kundërkandidatë për kryetar të partisë

news image

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të AAK-së, duke i lënë rrugë zgjedhjeve të brendshme në këtë parti që pritet të mbahen shumë shpejt.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të AAK-së, siç po dëshiron ta quajë veten tani, Ramsh Haradinaj ka thënë se në zgjedhjet e brendshme do t’i ketë 100 kundërkandidatë, të cilët janë anëtarë të Këshillit Drejtues, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ne e kemi hapur votën në total, në këtë rast nëse kandidoj, Ramush Haradinaj nuk e ka një kundërkandidat, por i ka 100 kundërkandidatë. Secili prej tyre nëse ja qet votën vetes edhe unë vetes i bie që të gjithë kemi votë të barabartë dhe duhet të hymë në raund të dytë, në raund të tretë e ku di unë”, ka thënë Haradinaj për EO, duke ju referuar parimit një delegat një votë, që do të përdoret në zgjedhjet e kësaj partie.

“Ne kemi bërë një lëvizje të guximshme e kemi e kemi hapur garën në total në parti, 1 delegat 1 votë, edhe unë jam në garë me mbi 100 kolegë të mi në të njëjtën kohë për kandidat për kryetar. 100 anëtarë të Këshillit Drejtues përfshirë edhe mua e marrin votën për kryetar dhe cilido që e merr një votë më shumë bëhet kryetar i partisë ose i degës. Është një garë më sfiduesja e mundshmja, është e ngjashme si për asamble por edhe bartësi i listës është në votë”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje edhe nga posti i shefit të qeverisë më 19 korrik të këtij viti. /Gazeta Sinjali/