image Zgjedhjet e brendshme të AAK-së, ende asnjë kandidatë për kryetar të partisë

Politikë

Zgjedhjet e brendshme të AAK-së, ende asnjë kandidatë për kryetar të partisë

news image

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka shpallur zgjedhjet e brendshme për të zgjedhur strukturat e reja të partisë.

Sekretari i kësaj partie Besnik Tahiri, tha se për këtë proces janë përgatitur qe gati pesë muaj. Por sipas tij, zgjedhjet në parti janë edhe reflektim i atyre lokale të mbajtura 17 tetor.

Tahiri ka thënë se aktualisht nuk ka ndonjë kandidatë për kryetar të partisë dhe se procesi i zgjedhjeve brenda kësaj partie do të jetë i organizuar për rreth pesë muaj.

“Për momentin nuk ka asnjë kandidaturë për kryetar partie. E kemi një kryetar partie. Kemi hap procesin zgjedhor në të gjitha nivelet e partisë duke filluar prej nivelit më të lartë e deri tek niveli i nëndegës. Do të jetë proces diku rreth pesë mujor i organizuar. Ky vendim ka qenë po ashtu edhe si reflektim i zgjedhjeve të fundit edhe zgjedhjeve të më hershme do të thotë”.

Në këto zgjedhje ne kemi dalë shumë stabil, kemi dalë parti në nivel vendi mbi 12%, me qeverisje jemi partia e tretë në vend me komuna, para Vetëvendosjes. Mirëpo kjo nuk është boll, ne do të bëjmë një reformë të thellë, një riorganizim do të hapim partinë për të gjithë ata që mendojnë në kauzën tonë, në kauzë të djathtë kombëtare të palëkundur edhe kur ka presione të mëdha, gjithmonë në një drejtim të qartë të djathtë kombëtar në funksion të mbrojtjes së interesit qytetar dhe kombëtar”, tha Tahiri për EO.

Në disa komuna ne kemi pasur rezultat të jashtëzakonshëm, duke përfshirë këtu edhe Istogun. Në disa komuna kemi pasur ngritje të votës si në Prishtinë e Podujevë dhe në Kamenicë e në disa komuna të tjera. Në disa komuna jemi shumë dobët, duhet me bë një reflektim serioz se çka do të bëjmë. Ky reflektim vjen do të thotë edhe prej pozitës zgjedhore edhe prej analizave që bëhen të brendshme. Kemi pas reflektime më të thjeshta. Domethënë ne kemi pas një takim javën e kaluar ku kemi diskutuar hapur, Kryetari, nënkryetar, sekretar. Edhe vendimi për zgjedhje vjen si rezultat i një reflektimi serioz”. /GazetaSinjali/