image Zgjatet afati për aplikim për subvencionim të efiçiencës së energjisë

Sociale

Zgjatet afati për aplikim për subvencionim të efiçiencës së energjisë

news image

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se afati për aplikim për Subvencionim të efiçiencës së energjisë është zgjatur deri më 7 nëntor 2022.

Ministria përmes një komunikate për media ka treguar se zgjatja e afatit është bërë me kërkesë të aplikantve.

“Ministria e Ekonomisë njofton të gjithë aplikantët për Subvencionim të efiçiencës së energjisë, të parakualifikuar në Fazën 1, se ka vendosur të zgjasë afatin për aplikim në Fazën 2 deri më 7 nëntor 2022. Zgjatja e afatit bëhet duke u bazuar në kërkesat e aplikantëve, të cilët kanë aplikuar në Fazën 1 dhe të cilët në mungesë të kapaciteteve të kompanive për liferim/montim të pajisjeve, e kanë të pamundur që të kryejnë procedurat e parapara brenda afatit të paraparë për aplikim në Fazën 2”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Më tutje, Ministria ka ftuar të gjithë qytetarët që janë parakualifikuar në fazën e parë, që sa më parë të kryejnë këtë proces në mënyrë që të jenë përfitues të subvencionit.

/GazetaSinjali/