Një telefonat e Luis Enriques ka mjaftuar që futbollisti i Celta Vigos, Brais Mendez të ndërprejë pushimet me të dashurën e tij në Mykonos të Greqisë.
Mediumi spanjoll “Marca” raporton që Mendez është thirrur me urgjencë nga Enrique për t’u bërë pjesë e kombëtares së Spanjës në Evropian.
Kjo pasi Sergio Busquets rezultoi pozitiv me COVID-19. Mendez besohet se do të jetë zëvendësuesi i Busquetsit në EURO 2020.
Mendez kishte debutuar për “Furinë e Kuqe” në vitin 2018, nën urdhërat e Luis Enriques.
Ai mund të luaj në pozicionet e sulmit dhe të mesfushës. /Gazeta Sinjali Sporti/