image Selektori i Spanjës: Tani është koha të fokusohemi te ndeshja me Kosovën

Futboll

Selektori i Spanjës: Tani është koha të fokusohemi te ndeshja me Kosovën

news image

Spanja i është rikthyer fitoreve pas humbjes 2:1 nga Suedia.

Stuhia e kuqe sot fituan 4:0 në shtëpi ndaj Gjeorgjisë. Me fitore, Spanja ka dalë në vendin e parë në grup me 10 pikë nga pesë ndeshje. Suedia renditet e dyta me 9 pikë nga tri ndeshje. Kosova është e treta me 4 pikë nga katër ndeshje.

Selektori i Spanjës, Luis Enrique ka thënë se tani është koha për t’u fokusuar te ndeshja me Kosovën. Kosova e Spanja takohen të mërkurën në “Fadil Vokrri”.

“Ne profesionistet jemi të mësuar me këtë. Ju duhet të futeni në duele pas humbjes dhe të mendoni për ndeshjen e ardhshme. Tani është koha të fokusohemi te ndeshja me Kosovën. Në futbollin profesional ne varemi nga rezultatet. Sot është një ditë më e mirë, qartë”, ka thënë Enrique, raportojnë mediat spanjolle të dielën mbrëma. Fitorja e Spanjës ndaj Gjeorgjisë nuk ishte e lehtë. “Nuk ishte e lehtë. U pa që në dhjetë minutat e parë që pa presion është e pamundur të merret topi prej tyre”, ka theksuar Enrique. /Gazeta Sinjali Sporti/