image Enrique në listën e ngushtë për t'u emëruar trajner i Manchester United - Sinjali

Enrique në listën e ngushtë për t’u emëruar trajner i Manchester United

news image

Manchester United vazhdon të jetë në kërkim të një emri për postin e kryetrajnerit.

United ka në krye të stolit Ralf Rangnick, por gjermani me kontratë do të jetë vetëm deri në fund të këtij sezoni.

Kësisoj, United vazhdon të kërkojë për një emër që do ta drejtojë skuadrën duke filluar nga sezoni tjetër.

Mauricio Pochettino ishte dëshira kryesore, pastaj përmendej edhe Erik ten Hag. Por, së fundmi ka një emër të ri.

Luis Enrique, ish trajner i Barcelonës dhe tani trajner i Spanjës, është emri i ri në listën e dëshirave të ‘Djajve të Kuq’, bën të ditur ‘The Athletic’.

Man United do të nis punët për të arritur marrëveshje me spanjollin sapo të përfundojë punët me Rangnick.

Enrique mund të largohet nga kombëtarja e Spanjës, pasi emri i Pep Guardiola është ai që së fundmi është lidhur me stolin e ‘Stuhisë së Kuqe’.  /Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin