image Enrique i shqetësuar me situatën që po ndodh te kampi spanjoll

Futboll

Enrique i shqetësuar me situatën që po ndodh te kampi spanjoll

news image

Kombëtarja e Spanjës nuk i ka punët mirë me virusin COVID-19, transmeton Sinjali Sport.

Sipas “Deportes Cuarto”, rezultimi pozitiv i Diego Llorentes e ka shqetësuar selektorin, Luis Enrique.

Raul Albiol thuhet të jetë zëvendësuesi i Llorentes, por mediat spanjolle aludojnë se raste të tjera pozitive do të dalin.

Diego Llorente dhe Sergio Busquets kishin rezultuar pozitivë më parë tek Spanja.

Enrique ishte duke folur me Drejtorin sportiv Molina, ku shihet i brengosur me situatën.

UEFA ka filluar testimin e futbollistëve dhe në bazë të lajmeve nga Spanja pritet të ketë raste tjera. /Gazeta Sinjali Sporti/