image Zëvendësministri i Infrastrukturës del në terren, flet për gjendjen e rrugëve

Siguri

Zëvendësministri i Infrastrukturës del në terren, flet për gjendjen e rrugëve

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar sot në vazhdimësi se si rrugët në Kosovës janë bllokuar për shkak të reshjeve të mëdha të borës. Mirëpo zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, është deklaruar se të gjitha rrugët në shtatë regjionet janë të kalueshme.

Në të gjitha shtatë regjionet kompanitë e kontraktuara janë në teren dhe aktualisht të gjitha rrugët janë të kalueshme“, tha Durmishi.

Ai bëri thirrje për pjesëmarrësit në komunikacion që t’i kenë pajisjet e nevojshme dhe të vozisin me kujdes të shtuar.

Lusim të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të të kenë me vete pajisjet e nevojshme dhe të vozisin me kujdes të shtuar. Ne do të kujdesemi që ju ta keni sa më të lehtë lëvizjen nëpër rrugët që janë në kompetencë të MMPHI – së“, shtoi ai.

/GazetaSinjali/