image Zëvendëskryeministri Tahiri takohet me lidershipin e dy sindikatave, u premton mbështetje

Politikë

Zëvendëskryeministri Tahiri takohet me lidershipin e dy sindikatave, u premton mbështetje

news image

Zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri  ka pritur sot në takim kryetarin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Blerim Sylën dhe kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini.

Në këtë takim, Tahiri bën të ditur se është diskutuar për tema me rëndësi për zhvillimet aktuale në sektorin e shëndetësisë.

“Në takim theksova se Qeveria do t’ju qëndrojë pranë dhe në përkrahje të vazhdushme prioriteteve të sindikatave, sepse synimi ynë për shtet dhe shoqëri të fuqishme, mund të arrihet vetëm në partneritet me to. U dakorduam se duhet vazhduar me intensitet të shtuar me punë dhe partneritet, për afirmimin e të drejtave të punëtorëve përmes një dialogu social, konstruktiv e përmbajtësor”, ka shkruar Tahiri. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/besnik.tahiri.165/posts/10157147987036611