image “Zëri juaj ka rëndësi”, Ambasada e Zvicrës në Kosovë bën thirrje për të votuar

“Zëri juaj ka rëndësi”, Ambasada e Zvicrës në Kosovë bën thirrje për të votuar

news image

Edhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka bërë thirrje për të votuar sot në zgjedhjet lokale, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada si mbështetëse e parimeve të demokracisë ka inkurajuar qytetarët e Kosovës me të drejtë vote që të dalin dhe të votojnë.

‘Si një mbështetëse e fortë e parimeve demokratike, Zvicra inkurajon të gjithë qytetarët që kanë të drejtë në Kosovë, burra dhe gra, të votojnë në zgjedhjet e sotme komunale”, është shkruar në postim./GazetaSinjali/