image Miratohet Projektligji për mbështetjen e punëve publike, rriten investimet kapitale
[wp-story id="814678"]

Financa

Miratohet Projektligji për mbështetjen e punëve publike, rriten investimet kapitale

news image

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka miratuar Projektligjin për mbështetjen e punëve publike. I njëjti u konsiderua i domosdoshëm dhe që krijon lehtësira për investimet kapitale nga ministri i Financave, Hekuran Murati. Mirëpo, partitë opozitare e vlerësuan të vonshëm dhe me specifika të gabuara.

Ministri Murati, duke arsyetuar projektligjin, tha se ai parasheh një kompensim shtesë në maksimum 20 për qind për materialet ndërtimore që janë shtrenjtuar si pasojë e inflacionit. Ai tha se i njëjti vlen për kontratat e mëhershme që janë nënshkruar para datës 1 prill të këtij viti, pasi sipas tij, operatorët ekonomik, nuk kanë përfunduar punimet e kontraktuara për shkak të rritjes së çmimeve.

Kësisoj, theksoi se miratimi i projektligjit do të bëjë që të shtohet dinamika e punimeve në punët publike. Ai tha se kompensimi deri në maksimum 20 për qind do të jetë nga korriku i këtij viti deri në qershor të vitit 2023.

“Projektligji parasheh kompensimin për inflacionin për ato materiale ndërtimore të cilat janë ndikuar nga inflacioni. Përkatësisht, çimento, hekur dhe produktet e hekurit, plastika dhe produktet e plastike, betoni dhe produktet e tij, si dhe zhavorri dhe alumini. Po ashtu, parashihet edhe kompensimi për punë të tjera që do të duhej të reflektonte në indeksin e harmonizuar të çmimeve. Të drejtë për të kërkuar kompensim parashihet të kenë operatorët ekonomik që dëshmojnë se materialet ndërtimore kanë pësuar rritje të çmimeve…Është vënë një tavan sa i përket niveli të kompensimit, për materialet specifike. Duhet të specifikohet pesha e tij në kontratë apo në situatën në punën e kryer, por ajo mesatare nuk duhet të kalojë 20 përqindëshin, pasi tavani është i tillë. Ne konsiderojmë se nëse kalon këtë shifër më e udhës është të ritenderohet dhe shkëputet kontrata”, tha ministri Murati, raporton kp.

/GazetaSinjali/