image Biden dhe Sunak riafirmojnë mbështetjen për Ukrainën

Botë

Biden dhe Sunak riafirmojnë mbështetjen për Ukrainën

news image

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe kryeministri i ri i Britanisë, Rishi Sunak , ranë dakord gjatë bisedimeve të martën që të punojnë së bashku për të mbështetur Ukrainën dhe për t’i bërë ballë Kinës, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Ata folën për herë të parë disa orë pasi Sunak u bë kryeministri i tretë i Britanisë këtë vit, duke trashëguar një krizë ekonomike pas dorëheqjes së Liz Truss, mandati i së cilës zgjati 49 ditë.

Gjatë ditëve të fundit, Biden ka kritikuar publikisht strategjinë ekonomike  të Truss, në një ndërhyrje të rrallë nga presidenti amerikan. Marrëdhëniet midis dy vendeve gjithashtu kanë qenë disi të tensionuara vitet e fundit mes tensioneve të vazhdueshme mbi marrëveshjet pas Brexit në Irlandën e Veriut.

Shtëpia e Bardhë ka shqetësime për ndikimin që do të ketë në paqen në rajon.

Biden dhe Sunak riafirmuan “marrëdhëniet speciale” midis SHBA dhe Britanisë dhe thanë se do të punojnë së bashku për të avancuar sigurinë dhe prosperitetin global, tha Shtëpia e Bardhë.

“Udhëheqësit ranë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit për të mbështetur Ukrainën dhe për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për agresionin e saj”, thuhet në deklaratë.

/GazetaSinjali/