image Zendeli: Qëllimi im është të sfidoj shoferët më me përvojë

Sporte të tjera

Zendeli: Qëllimi im është të sfidoj shoferët më me përvojë

news image

Piloti kosovar i Formula 2, Lirim Zendeli së fundmi ka folur për karrierën e tij dhe qëllimet që ka.

Zendeli tha se ka për qëllim që të përgatitet ende më shumë dhe të sfidojë edhe shoferët me përvojë, transmeton Sinjali Sort.

Unë nuk dua të vendos asnjë synim për sezonin, unë thjesht dua të zhvillohem edhe më tej dhe të bëj të njëjtat hapa që bëra në F3 në 2020”.

“Kryesisht, unë dua të jem konkurrues dhe i qëndrueshëm, mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme. Qëllimi im është të mësoj sa më shpejt të jetë e mundur dhe të sfidoj shoferët më me përvojë”.

Kam mësuar aq shumë me Trident, ata më bënë një shofer më të mirë dhe më ndihmuan të tregoja potencialin tim dhe atë për të cilën jam i aftë”.

Mendoj se kam bërë përmirësime të mëdha. Me siguri, unë mund të kisha një vit të shkëlqyeshëm në F3 dhe të kisha luftuar për kampionatin, por qëllimi është të zhvillohem më shumë dhe të jem konkurrues në F2. Kam kërkuar një shans në F2.”

Zendeli arriti sukses edhe gjatë kohës së testimeve, ku u tregua fantastik.

/Sporti në Sinjali/