image Tërhiqet nga gara Arben Ismajli, mbesin pesë kandidatë për Kryeprokuror të Shtetit

Drejtësi

Tërhiqet nga gara Arben Ismajli, mbesin pesë kandidatë për Kryeprokuror të Shtetit

news image

Sot është publikuar lista e kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas listës së rikonfirmuar, për këtë pozitë janë pesë kandidatë derisa herën e fundit ishin gjashtë. Kjo rënie e numrit të kandidatëve vjen pasi prokurori Arben Ismajli është tërhequr nga gara.

KPK-ja i ka ftuar pesë kandidatët e mbetur për intervistim më 18 mars.

Kandidatët aktual për Kryeprokuror të Shtetit janë:

  • Armend Hamiti, Prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;
  • Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;
  • Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;
  • Lulzim Sulejmani, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe
  • Shqipdon Fazliu, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.​

/GazetaSinjali/