image Zemaj: Virusi ka marrë hov të madh, Qeveria në gjumë të thellë

Politikë

Zemaj: Virusi ka marrë hov të madh, Qeveria në gjumë të thellë

news image

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka nisur disa akuza drejt Qeverisë, meqenëse sipas tij, janë futur në gjumë të thellë, ndërkohë që rritja e rasteve pozitive dhe atyre me fatalitet, po rritet.

Virusi ka marrë hov të madh e Qeveria e mashtrimit në gjumë të thellë.Për pak ditë, afër 10000 mijë qytetarë janë pozitiv“, ka shkruar deputeti i LDK-së.

Sipas tij, fronti i betejës kundër virusit është ende i hapur.

Zemaj ka shkruar se demagogjia dhe shantazhi dëmtojnë të arriturat në menaxhimin e shendetësisë dhe situatës pandemike.

Menaxhimi i sektorit të shëndetësisë do qasje proaktive dhe nuk mund të ketë sukses nga kolltukët, nga sheshet publike e as nga aeroplani“, ka shkruar tutje deputeti.

/GazetaSinjali/