image Vetëm pesë pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës - Sinjali

Vetëm pesë pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

news image

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se vetëm pesë pacientë të konfirmuar pozitiv me COVID-19 janë duke u trajtuar në QKUK dhe në spitale të përgjithshme.

Në trajtim janë edhe gjashtë pacientë që e kanë kaluar virusin.

Me oksigjeno-terapi 5 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 2 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 6 pacientë,

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë,

Klinika e Pediatrisë , 1 pacient,

Spitali i Gjakovës, 1 pacient.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin