image Zemaj: Vaksina kundër gripit sezonal në fundjavë në Kosovë

Shëndetësi

Zemaj: Vaksina kundër gripit sezonal në fundjavë në Kosovë

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj  ka deklaruar se vaksina kundër gripit sezonal do të mbërrijë në Kosovë në fund të kësaj jave.

Ai ka bërë të ditur se menjëherë do të fillojë shpërndarja nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në vend.

Madje, Zemaj tha se do të bëhet vaksinimi i grupeve që janë të përcaktuara dhe janë të evidentuara nga të gjitha komunat, proces ky që do të monitorohet nga IKShPK-ja.

“Qysh në këtë javë vaksina do të mbërrijë në Kosovë dhe do të shpërndahet dhe të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në fund të javës. Në fillim të javës tjetër do të bëhet vaksinimi i grupeve që janë të përcaktuara dhe janë të evidentuara nga të gjitha komunat dhe e cila monitorohet nga IKShPK”, tha ai në një intervistë për EO, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas tij, synimi është që pacientët të marrin shërbime, pa pasur nevojë të kërkojnë ndihmë nga shtete tjera.

“Sot nuk ka neglizhencë në trajtim, njerëzit i kryejnë detyrat me përgjegjësi. Nëse ministri është i angazhuar me potencialin dhe gjithë kapacitetin, atëherë edhe kjo hallkë zinxhirore do të mbërrijë edhe deri te nivelet më të ulëta”, tha Zemaj./Gazeta Sinjali/