image Zemaj tregon se a u mor vendim për lejimin e dasmave

Shëndetësi

Zemaj tregon se a u mor vendim për lejimin e dasmave

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur rreth konfuzionit për lejimin ose jo të mbajtjes së dasmave dhe ahengjeve tjera familjare.

Zemaj thotë se është keqinterpretuar vendimi, pasi që vendime të shumta thotë se janë marrë para se ai të marrë pozitën e ministrit të Shëndetësisë.

“Unë kam gjetur një numër të madh të vendimeve që kanë qenë në kundërshtim me njëri tjetrin pa marrë parasysh, nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk është detyrë e ministrit të shëndetësisë, ato janë vendimet që janë marrë dhe ne i kemi adresuar me IKShPK. Ne nuk kemi bërë asnjë keqkuptim, mos lejoni keqinterpretime të dyanshme”, tha Zemaj.

Ministri ka kërkuar që të gjithë t’i referohen manualit të prezantuar ditë më parë nga ministria që ai udhëheq.

Ndërsa, lidhur me vendimin për rihapjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Zemaj tha se Ministria e Infrastrukturës ka sqaruar se vërtetimi se janë testuar për koronavirus është vetëm rekomandim për udhëtarët që hyjnë në Kosovë.

Zemaj këto deklarata i bëri teksa ishte në një vizitë në Spitalin Rajonal të Gjilanit./Gazeta Sinjali/