image Masat e reja/ A do të lejohen dasmat dhe hapja e klubeve të natës - Sinjali

Masat e reja/ A do të lejohen dasmat dhe hapja e klubeve të natës

news image

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin e ri për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Në masat e reja që janë publikuar nga Qeveria, klubet e natës vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe dasmat nuk lejohen të mbahen.

“Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin