Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se këtë vit Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka marrë pjesë në tri kontrolle të jashtme të kualitetit, dy prej të cilave ishin për Sars-CoV-2, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Zemajt, pas mostrave të dërguara nga IKSHPK për detektim të koronavirusit në Real Time, ishin të detektuara 100% të sakta.
“Në EQA 1 (external quality assessment) për detektim të Sars-CoV-2 me Real Time PCR, të organizuar nga OBSH-ja në prill 2020, pesë mostrat e dërguara ishin të detektuara 100% saktë. Në EQA 2, të organizuar nga OBSH-ja për detektim të Influencës me Real Time PCR, në qershor 2020, të gjitha 10 mostrat ishin detektuar dhe subtipizuar në mënyrë të saktë; Në EQA 3, të organizuar nga QCMD për detektim të Sars-CoV-2 me Real Time PCR, përmes projektit Medilab Secure të Institutit “Paster”, në shtator 2020, nga 8 mostrat të dërguara, 100% ishin detektuar në mënyrë të saktë. Raportet e tri paneleve të kontrollit të jashtëm të kualitetit janë dëshmi e këtyre konstatimeve dhe besueshmërinë e IKShPK dhe punonjësve tanë”, shkroi Zemaj në Facebook./Gazeta Sinjali/