image Zemaj monitoron testimin në shesh: Nuk do të ketë lirim të masave

Shëndetësi

Zemaj monitoron testimin në shesh: Nuk do të ketë lirim të masave

news image

Përkundër zvogëlimit të numrit të rasteve me virusin Covid-19, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), nëpërmjet një komunikate për media në faqen zyrtare ka konfirmuar se sot dhe nesër do të kryhen testime në sheshin “Zahir Pajaziti”, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka dalë për të parë nga afër se si po shkon procedura e testimit.

Zemaj nga sheshi edhe njëherë ka bërë të ditur se përkundër zvogëlimit të numrit të të infektuarve, nuk do të ketë lirim të masave. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar, sidomos tani kur jemi në prag të festave.

Tutje tha se mungesë të testeve nuk ka pasur e as nuk do të ketë, mirëpo siç ka thënë ai, arma më e fortë për të parandaluar virusin mbeten: higjiena, maska dhe distanca.

/GazetaSinjali/