image Zemaj i paralajmëron laboratorët që i licencoi për testime për COVID-19: Kujdes me çmimet

Shëndetësi

Zemaj i paralajmëron laboratorët që i licencoi për testime për COVID-19: Kujdes me çmimet

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj u ka kërkuar institucioneve private të licensuara për kryerjen e testimeve për koronavirus që të kenë kujdes me caktimin e çmimeve, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë ministri e ka thënë në një takim me kryetarin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshin.   

“Si ministër i Shëndetësisë, i kërkova Autoritetit Kosovar të Konkurrencës që ta monitorojë sjelljen e këtyre institucioneve në raport me caktimin e çmimeve të shërbimeve të testimit dhe të pamundësojnë krijimin e monopoleve”, deklaroi ai.

Zemaj tha se MSH-ja do të kujdeset që laboratorët të mos bëjnë asnjë lloj marrëveshje që dëmton qytetarët.

“Kosova është një vend me ekonomi të lirë të tregut, por kjo nuk do thotë se nuk ka rregulla dhe ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve të licencuara t’i respektojnë ato, në mënyrë që t’i evitojnë sanksionet që shqipton Autoriteti Kosovar i Konkurrencës”, tha ai.

Ndërkaq, Prestreshi tha se ky institucion do ta monitorojë punën e institucioneve private shëndetësore lidhur me testimet dhe politikat e përcaktimit të çmimeve të shërbimeve të testimit. /Gazeta Sinjali/