image Zemaj - Kurtit: Nuk jeni n'tokë t'bukës

Politikë

Zemaj – Kurtit: Nuk jeni n’tokë t’bukës

news image

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vazhduar kritikat e tij ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti, lidhur me menaxhimin që qeveria e udhëhequr nga ky i fundit i ka bërë pandemisë, raporton Gazeta Sinjali.

Ai e ka lutur Kurtin që të “tenton të punojë”, pasi që sipas tij, është i vetmi që po lufton “për pushtet, e jo për shëndet si e gjithë bota demokratike.”

Zemaj i ka thënë kryeministrit se nuk është në “tokë të bukës”, nëse beson ende se qeveria e tij e ka mundur pandeminë.

Ai e ka kritikuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje që kandidoi për kryetar të Komunës së Prishtinës ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, për të cilin thotë se po merret me fushatë e jo me pandeminë.

“Fillimisht thatë që e mundët pandeminë, pastaj thatë se do ta mundni! Cila është e vërteta juaj kryeministër? A besoni ende që e keni mundur pandeminë? Nëse po, atëherë nuk jeni n’tokë t’bukës. Nëse kthjellesh dhe e sheh situatën reale, fillon e beson që virusi është në mesin tonë. E rrjedhimisht, a mendon ende si dikur që ministri ‘mindil’ është i duhuri për ta fituar këtë betejë? Nëse po, si është e mundur që i njëjti është duke u marrë me fushatë për zgjedhjet lokale dhe jo me pandeminë?”, shkroi ndër të tjera ai./Gazeta Sinjali/