image Zemaj kërkon në Kuvend edhe 2 milionë euro më shumë për blerje të vaksinave anti-COVID

Shëndetësi

Zemaj kërkon në Kuvend edhe 2 milionë euro më shumë për blerje të vaksinave anti-COVID

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në foltoren e Kuvendit sot kërkoi edhe 2 milionë euro më shumë për tejkalimin e situatës me pandemi.

Zemaj theksoi se 120 mijë vaksina janë siguruar nga UNICEF, por që nuk do të jenë të mjaftueshme, ndërkaq kanë planifikuar që të sigurojnë edhe 380 mijë vaksina të tjera.

“Ne do të tentojmë edhe 380 mijë vaksina sepse 120 mijë tani më janë të siguruara, që i ka siguruar UNICEF-i, por që janë para të taksapaguesve tanë. Edhe dy lloje të vaksinave, ashtu siç ka planifikuar IKSHPK-ja të bëjë blerje prej 380 mijë vaksinash, sadopak do të ndihmojë. Për ne do të ndihmonte edhe një shtim prej 2 milionë eurosh, as unë nuk mundem me garantu, që mund të hyjmë me këtë treg në blerjen e vaksinave në të ardhmen”, ka thënë Zemaj./ Gazeta Sinjali/