image Zemaj i uron shërim të shpejtë Vjosa Osmanit

Kosovë

Zemaj i uron shërim të shpejtë Vjosa Osmanit

news image

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, i ka uruar shërim kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, e cila ka rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruar Gazeta Sinjali.

Ai tha se i dëshiron shërim të shpejtë dhe rikthim në punët dhe detyrat e saj.

“Më lejoni të lutem për shëndetin e kryetares së Kuvendit pasi kishte rezultuar COVID pozitiv, i dëshiroj shërim të shpejtë dhe rikthim në punët dhe detyrat e saj që i takojnë”, tha ai.

Ushtruesja e detyrës së postit të presidentit të Kosovës, njëherësh kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, më herët ka njoftuar përmes rrjetit social në Facebook se ka rezultuar pozitiv me COVID-19. /Gazeta Sinjali/