Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për gjendjen në shëndetësi, reduktimet e energjisë, krizën ekonomike e grevat duke e quajtur qeverinë Kurti autokrate.
Zemaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka folur për kërcënimin ndaj grevistëve.
“E fundit: kërcënimi për pezullim të pagave për grevistët sindikalist, është sjellje e zakonshme e qeverisjeve autokrate” ka thënë ai.
Postimi i plotë i Zemajt:
Qeverisja e territ veç terr prodhon
-Mungesë të barnave nga lista esenciale në institucionet shëndetësore.
-Furnizim i dobët me material shpenzues mjekësor.
-Listat e pritjes së qytetarëve për të marrë shërbimet shëndetësore janë stërzgjatur.
-Profesionistët shëndetësor vazhdojnë të trajtohen me lëmoshë.
-Ikja e mjekve është bërë normale.
-Reduktime të energjisë elektrike në pikë të verës, bashkë me rritjen e çmimit të energjisë prej 100%.
-Investimet kapitale janë realizuar vetëm 9%.
-Inflacioni ka arritur prej 14.2%, gjersa çmimi i produkteve esenciale është rritur mbi 50%.
-Greva gjithandej si pasojë e mosdëgjueshmërisë qeveritare.
-Dhe shumë të tjera…
E fundit: kërcënimi për pezullim të pagave për grevistët sindikalist, është sjellje e zakonshme e qeverisjeve autokrate.