image Zemaj: Dy ditët e fundit ka pasur mungesë të madhe të testeve në IKSHPK

Shëndetësi

Zemaj: Dy ditët e fundit ka pasur mungesë të madhe të testeve në IKSHPK

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se në dy ditët e fundit ka pasur mungesë të testeve për COVID-19 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Zemaj shtoi se falë diasporës janë siguruar 12 mijë teste, shkruan Gazeta Sinjali/

“Vetëm në dy ditët e fundit nga IKSHPK, informacioni i saktë është që mungojnë testet në masë të madhe. Kjo ka qenë shqetësuese për mua. Sot përmes atyre të cilëve ju shkon falënderimi i madh për përkrahjen e Kosovës në vazhdimësi, diasporës, do të sigurohen diku 12 mijë teste dhe do të dorëzohen në IKSHP dhe do të vazhdojmë me mbikëqyrjen dhe shpërndarjen e tyre”, tha ai.

Zemaj shtoi se dy ditët e para të hapjes së kufijve janë futur 13 mijë qytetarë në Kosovë.

“Për dy ditë pa mbërri ditën e tretë në Kosovë janë futur 13 mijë qytetarë, hyrja e tyre me vendimin që ata të shkojnë me vetizolim për 7 ditë ka qenë e pamundur jo vetëm të monitorohet, por edhe të zbatohet nga agjencitë e inspektimit dhe punës, por as nga Policia e Kosovës. Kur flasim për policinë e potencuan se ka konflikt ligjor mes kompetencave dhe askush s’mund të ndërhyrje në një kompetencë tjetër ligjore dhe për këtë është deklaruar edhe Gjykata Kushtetuese, e në të cilat nuk dua as të interferojë dhe as ti shoh me një sy kritik. Mënyra e menaxhimit të tyre na ka detyruar që me rekomandimet e reja t’i shndërrojmë në kontrolle mjekësore në hyrje, matjet e temperaturës, adresat e numrat e telefonit e të gjitha këto”, tha ai. /Gazeta Sinjali/