image Zemaj bashkë me Policinë dhe Inspektoratin në aksion nëpër lokalet e Prishtinës

Kosovë

Zemaj bashkë me Policinë dhe Inspektoratin në aksion nëpër lokalet e Prishtinës

news image

Rritja e rasteve me koronavirus në Kosovë, ka bërë që Policia dhe Inspektorati të jenë më aktive në teren, raporton Gazeta Sinjali.

Këto të fundit së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj sonte kanë inspektuar disa lokale në Prishtinë, për të parë nëse po i respektojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Kujtojmë se, sot në Kosovë është shënuar rritje alarmante e rasteve të reja me koronavirus. IKSHPK konfirmoi 418 raste të reja dhe katër viktima.

Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar se nesër do të mblidhet Komiteti për vlerësim dhe koordinim të situatës epidemiologjike rreth COVID-19, për të shqyrtuar aplikimin e disa masave me qëllim që të parandalohet përkeqësimi i situatës epidemiologjike që do të mund të çonte te kufizimet ekstreme. /Gazeta Sinjali/