Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, këtë të shtunë ka takuar pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Ukrainës në nder të ditës të kësaj garde.
Ai tha se do të donte të falënderonte çdo ushtar të Gardës Kombëtare për ruajtjen e integritetit të Ukrainës.
“Ne punojmë si një ekip i quajtur Ukrainë. Fitorja na takon neve”, ka shkruar Zelensky.
Kujtojmë se tash e 31 ditë, ushtria ukrainase po përballet me luftime të ashpra pas pushtimit rus.