image Zelensky: Ukraina nuk e jep asnjë pëllëmbë tokë, për të arritur paqen

Botë

Zelensky: Ukraina nuk e jep asnjë pëllëmbë tokë, për të arritur paqen

news image

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar sërish Rusisë që të negociojë për t’i dhënë fund luftës, por gjithashtu ka thënë se Ukraina nuk do të pranojë të heqë dorë nga asnjë nga territoret e saj për të arritur paqen.

Zelensky dukej se po i përgjigjej gjeneralit rus, Sergei Rudskoi, i cili më herët tha se forcat ruse tani do të fokusohen në “çlirimin e Donbasit” si qëllimin kryesor.

“Separatistët e mbështetur nga Rusia kanë kontrolluar një pjesë të rajonit Donbas në Ukrainën lindore që nga viti 2014 dhe forcat ruse janë duke luftuar për të kapur më shumë nga rajoni nga Ukraina, duke përfshirë qytetin e rrethuar të Mariupol”, tha Zelensky.

“Deklarata e Rudskoi ishte gjithashtu një sugjerim se Rusia mund të tërhiqet nga përpjekjet për të marrë Kievin dhe qytetet e tjera të mëdha ku ofensiva e saj ka ngecur. Zelenskiy vuri në dukje se forcat ruse kanë humbur mijëra trupa, por ende nuk kanë qenë në gjendje të marrin Kievin ose Kharkivin, qytetin e dytë më të madh”, u shpreh tutje ai.

/GazetaSinjali/