Në intervistë, Zelensky thotë se si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, Ukraina është e përgatitur të diskutojë miratimin e një statusi neutral, por ai do të duhet të garantohet nga palët e treta dhe të vendoset në një referendum, raporton Reuters.
“Garancat e sigurisë dhe neutraliteti, statusi jo-bërthamor i shtetit tonë. Ne jemi të gatshëm të shkojmë për të. Kjo është pika më e rëndësishme,” thotë ai në video-telefonatë.
Udhëheqësi ukrainas – duke folur në rusisht gjatë gjithë kohës – shton se pushtimi rus ka shkaktuar shkatërrimin e qyteteve rusishtfolëse në Ukrainë.
Përdorimi i gjuhës ruse në Ukrainë është diçka që është diskutuar gjatë bisedimeve të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, raporton Reuters të ketë thënë Zelensky. Por ai shton se Ukraina ka refuzuar të diskutojë kërkesat e tjera ruse, siç është çmilitarizimi i Ukrainës.