Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u tha liderëve botërorë në samitin e G20 Bali se lufta e Rusisë duhet të përfundojë tani.
Në fjalimin e tij, të raportuar fillimisht nga AFP, Zelensky tha: “Jam i bindur se tani është koha kur lufta shkatërruese ruse duhet dhe mund të ndalet”.
Ai u lut gjithashtu për një zgjatje të një marrëveshjeje të rëndësishme të eksportit të grurit që do të skadonte së shpejti.
Zelensky u shfaq në një fjalim përmes videos iu drejtua udhëheqësve të mbledhur në ishullin indonezian.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, anëtar i G20 refuzoi të merrte pjesë dhe dërgoi ministrin e tij të jashtëm Sergei Lavrov në vend të tij.
Kryesorja ndër kërkesat e tij ishte një zgjatje e asaj që njihet si marrëveshja e grurit të Detit të Zi, e cila u arrit në korrik midis Kombeve të Bashkuara dhe Rusisë.
OKB thotë se që nga fillimi i marrëveshjes, 10 milionë ton drithë dhe ushqime të tjera janë eksportuar me sukses, duke ndihmuar në shmangien e një krize globale ushqimore.
Por marrëveshja skadon më 19 nëntor.
Duke folur të martën në një sesion të G20 për sigurinë ushqimore, Zelensky tha se marrëveshja duhet të zgjatet për një kohë të pacaktuar, “pa marrë parasysh se kur përfundon lufta”.
“E drejta për ushqim është një e drejtë themelore e çdo personi në botë”, tha ai, duke propozuar zgjerimin e marrëveshjes në porte të tjera në rajonin e Mykolaiv./BBC/