Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka kërkuar këtë pasdite vendeve perëndimore që të ofrojnë më shumë armatime për Ukrainën.
Vendi është përfshirë në një konflikt të ashpër me Rusinë që nga fundi i shkurtit.
Duke folur në një fjalim virtual në parlamentin portugez, Zelensky akuzoi ushtrinë ruse për kryerjen e shumë mizorive në Ukrainë, duke përfshirë qytetin port të Mariupolit.
Ai gjithashtu i kërkoi Portugalisë të mbështesë një embargo globale ndaj naftës ruse.
Më herët, të enjten, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, premtoi 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë “municione, dronë dhe artileri të rëndë”.
Zelensky iu përgjigj lajmit në Twitter, duke thënë: “Kjo ndihmë është e nevojshme sot më shumë se kurrë! Ajo shpëton jetën e mbrojtësve tanë të demokracisë dhe lirisë dhe na sjell më pranë rivendosjes së paqes”.