image Zelensky tërheq ushtarët ukrainas nga Kosova për të luftuar kundër Rusisë, publikohet dekreti

Botë

Zelensky tërheq ushtarët ukrainas nga Kosova për të luftuar kundër Rusisë, publikohet dekreti

news image

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar një dekret përmes të cilit u bën thirrje forcave ushtarake që janë jashtë vendit me mision paqeruajtës të kthehen në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë.

Zëvendëshefi i Zyrës së Presidentit, Andriy Sibiga ka publikuar dekretin e nënshkruar nga Zelensky.

“Presidenti i Ukrainës, Zelensky, ka vendosur të thërrasë paqeruajtësit ukrainës me përvojë të lartë ushtarake nga të gjitha misionet në botë së bashku me pajisjet e tyre për të forcuar ushtrinë ukrainase tani kundër agresionit rus”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/