image Zelensky: Rusia ka pësuar humbje të pariparueshme

Botë

Zelensky: Rusia ka pësuar humbje të pariparueshme

news image

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ushtria ruse ka pësuar humbje të pariparueshme që nga fillimi i agresionit më 24 shkurt.

Zelenesky ka thënë se Rusia arriti një nivel humbjesh më të larta se Bashkimi Sovjetik gjatë dhjetë viteve të luftës në Afganistan.

 “A ju kujtohet sesi Rusia mburrej se do të pushtonte Kievin për 48 orë? Në 48 orë, që zgjatën për 48 ditë, ushtria ruse arriti një nivel humbjesh të pariparueshme më të larta se Bashkimi Sovjetik gjatë dhjetë viteve të luftës në Afganistan”, tha Zelensky.

Plani fillestar i Rusisë për të sulmuar kryeqytetin ukrainas Kiev, kur lufta filloi për herë të parë më 24 shkurt, u bllokua pasi trupat e saj pësuan humbje të mëdha.

Analistët thonë se Moska e nënvlerësoi forcën e rezistencës së ukrainasve.  Forcat ruse tani janë tërhequr plotësisht nga kryeqyteti Kiev dhe po ndërtojnë forcat e tyre ushtarake në rajonet lindore të Donetsk dhe Luhansk.

/GazetaSinjali/