Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha rusëve se trupat e ushtarëve të tyre janë të shtrirë në fushat e betejës në Ukrainë dhe se askush nuk po i merr.
“Në vatrat e luftimeve veçanërisht të vështira, linjat e para të mbrojtjes sonë janë përmbytur me kufomat e ushtarëve rusë”, tha ai, duke përsëritur se 14,000 rusë janë vrarë në pushtimin e vendit të tij në një video-mesazh të lëshuar herët këtë mëngjes.
“Dhe ato trupa, ato trupa, askush nuk i merr”, tha ai.
Zelenskiy tha se dëshiron t’iu tregojë qytetarëve rusë se çfarë po ndodh.