image Zelensky: Qyteti Bakhmut tani është vetëm me rrënoja të djegura

Botë

Zelensky: Qyteti Bakhmut tani është vetëm me rrënoja të djegura

news image

Forcat ruse kanë shkatërruar qytetin lindor të Ukrainës, Bakhmut, tha presidenti Volodymyr Zelensky, ndërsa ushtria e Ukrainës raportoi sulme me raketa dhe ajrore në pjesë të shumta të vendit.

Betejat e fundit të luftës nëntë mujore e gjysmë të Rusisë në Ukrainë janë përqendruar në katër provinca që presidenti rus Vladimir Putin deklaroi aneksimin e tyre në fund të shtatorit, raportoi Associated Press.

Luftimet tregojnë ballafaqimet e Moskës për të vendosur kontrollin e rajoneve dhe vendosmërinë e Ukrainës për t’i rimarrë ato.

Zelensky tha se situata “mbetet shumë e vështirë” në disa qytete të vijës së frontit në provincat Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës lindore.

Së bashku, provincat përbëjnë Donbasin, një rajon industrial i shtrirë në kufi me Rusinë që Putin e identifikoi si një fokus që në fillim të luftës, ku separatistët e mbështetur nga Moska kanë luftuar që nga viti 2014.

“Bakhmut, Soledar, Maryinka, Kreminna. Për një kohë të gjatë, në tokën e këtyre zonave nuk ka mbetur asnjë vend banimi që nuk është dëmtuar nga predha dhe zjarri”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës me video.

“Okupatorët në fakt shkatërruan Bakhmutin, një qytet tjetër të Donbasit që ushtria ruse e ktheu në gërmadha të djegura”.

Ai nuk specifikoi se çfarë nënkuptonte me “të shkatërruar”, derisa disa ndërtesa mbetën në këmbë dhe banorët u panë në rrugët e qytetit.

/GazetaSinjali/