Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë për BBC, ka thënë se zyrtarët rusë kanë filluar që të përgatisin “popullin e tyre” për përdorimin e armëve bërthamore, përcjell Sinjali.
Megjithatë Zelensky ka thënë se Rusia nuk është gati që t’i përdor ato armë.
“Ata nuk e dinë nëse do t’i përdorin apo jo armët bërthamore. Mendoj se është e rrezikshme edhe veç të flasin për to.” ka thënë Zelensky për BBC-në.
Presidenti i Ukrainës ka thënë se homologu i tij rus Vladimir Putin ka frikë nga vet njerëzit e tij, sepse ata janë të vetmit që mund ta rrëzojnë atë nga pushteti dhe t’ia japin dikujt tjetër atë.
BBC e ka pyetur presidentin Zelensky nëse Putini do të mbijetoj nëse Ukraina e fiton luftën, ai është përgjigjur shumë thjeshtë: “S’më intereson.”