image Zelensky publikon fotografi të shkatërrimeve në Ukrainë: Rusët na kthyen 80 vite pas

Botë

Zelensky publikon fotografi të shkatërrimeve në Ukrainë: Rusët na kthyen 80 vite pas

news image

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka publikuar fotografitë e shkatërrimeve që janë bërë si pasojë e sulmeve ruse që po ndodhin që kur ka filluar agresioni më 24 shkurt.

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë në profilin zyrtar në Twitter, ka shpërndarë mesazhin e presidentit ukrainas.

Okupatorët do të përgjigjen për gjithçka që i kanë bërë Ukrainës. Do të përgjigjen për Buchan, Kramatorskun, Volnovakhi, Okhtyrska, Hostomelin e Borodyankun. Për Izyumin dhe Mariupolin dhe të gjitha qytetet në Ukrainë që janë kthyer 80 vite pas”, ka thënë Zelensky.

Bombardimet po vazhdojnë në Kiev dhe Kharkiv gjatë ditës së sotme, ku para pak orësh janë raportuar pesë civilë të vrarë dhe 13 tjerë të plagosur.

/GazetaSinjali/