Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, ka paralajmëruar se nëse Rusia nuk ndalet dhe nuk ndëshkohet, kjo do t’i hap rrugë edhe shteteve të tjera që të pushtojnë vende.
“Nëse Rusia nuk ndalet tani, dhe nuk ndëshkohet, agresorët e tjerë në botë do të fillojnë luftëra të tjera në rajone të ndryshme të botës, në kontinente të ndryshme, ngado ku një shtet ëndërron të pushtojë fqinjët e tij”, ka shkruar presidenti ukrainas në një postim në Facebook, duke bashkangjitur disa fotografi të shkatërrimeve që janë bërë në qytetet të ndryshme në Ukrainë.