image Zelensky: Nëse Kina bëhet aleate me Rusinë, do të shpërthejë një luftë botërore

Evropë

Zelensky: Nëse Kina bëhet aleate me Rusinë, do të shpërthejë një luftë botërore

news image

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi sot Kinën se do të shpërthente një luftë botërore nëse Pekini do të mbështeste Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës.

Komentet e Zelensky-t erdhën ndërsa Kina tha se Shtetet e Bashkuara nuk ishin në gjendje të bënin kërkesa, pasi sekretari amerikan i shtetit paralajmëroi homologun e tij kinez gjatë fundjavës që të mos furnizonte Rusinë me armë kundër luftës në Ukrainë.

“Për ne është e rëndësishme që Kina të mos e mbështesë Federatën Ruse në këtë luftë”, tha Zelensky në një intervistë për gazetën gjermane Die Welt.

“Në fakt unë do të doja që Kina të ishte në anën tonë. Për momentin, megjithatë, nuk besoj se kjo është e mundur”.

“Por unë mendoj se është një mundësi për Kinën që të bëjë një vlerësim realist të asaj që po ndodh këtu”, shtoi presidenti ukrainas.

“Sepse nëse Kina bëhet aleate me Rusinë, do të ketë një luftë botërore dhe mendoj se Kina e di këtë”.

Lidhur me Moldavinë, Zelensky tha se Ukraina i kishte përcjellë informacione presidentes moldave Maya Sandu që tregonte se Rusia po planifikonte një grusht shteti në Moldavi.

“Maya Sandu nuk më kërkoi asnjëherë ndihmë, por më falënderoi për informacionin. Ajo e njeh shumë mirë situatën tonë. Ukraina do të jetë gjithmonë e gatshme të ndihmojë Moldavinë”, shtoi ai.

Kremlini tha në një deklaratë sot se marrëdhëniet e Rusisë me Moldavinë janë shumë të tensionuara dhe akuzoi liderët moldavë për ndjekjen e një axhende anti-ruse, një javë pasi Kishinau tha se kishte penguar një përpjekje ruse për grusht shtet.

/GazetaSinjali/