Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka pasur një kërkesë tjetër për vendet perëndimore.
Zelensky ka kërkuar nga Perëndimi që të bëhet bojkot i naftës dhe eksporteve të tjera nga Rusia.
Një thirrje e tillë vjen pas raportimeve të fundit, ku po synohet që ShBA-ja të ndalojë naftën nga Rusia dhe të gjejë një mënyrë tjetër të furnizimit.
Vendet që po shihen si opsion për furnizim me naftë janë Arabia Saudite dhe Venezuela.