image Zelensky ka një kusht për Rusinë për të vazhduar me bisedime

Botë

Zelensky ka një kusht për Rusinë për të vazhduar me bisedime

news image

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se ka një kusht ndaj Rusisë në mënyrë që të vazhdojnë përsëri më bisedime.

Zelensky në një intervistë për Reuters, ka thënë se Rusia së pari duhet të ndalojë bombardimet e qyteteve ukrainase, përpara se të fillojnë përsëri bisedimet, transmeton Gazeta Sinjali.

“Është e nevojshme që të paktën të ndalet bombardimi i njerëzve, thjesht të ndaloni bombardimet dhe më pas të uleni në tryezën e bisedimeve”, ka deklaruar ai.

Ukraina ka marrë dërgesa armësh nga anëtarët e NATO-s për të ndihmuar në përballimin e një pushtimi ushtarak në shkallë të plotë nga forcat ruse javën e kaluar, ndërsa Perëndimi gjithashtu ka vendosur sanksione të forta ndaj ekonomisë ruse.

“Kjo nuk ka të bëjë me tërheqjen e vendeve të NATO-s në luftë. E vërteta është se të gjithë janë tërhequr prej kohësh në luftë dhe definitivisht jo nga Ukraina, por nga Rusia – një luftë në shkallë të gjerë po zhvillohet,” tha Zelensky.

Ukraina i ka bërë presion NATO-s që të përshpejtojë hyrjen e saj, një veprim i kundërshtuar ashpër nga Rusia dhe e përmendur si një nga arsyet e Moskës për nisjen e fushatës së saj ushtarake kundër Ukrainës.

/GazetaSinjali/