Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se “në total pothuajse 35,000 njerëz u shpëtuan” përmes korridoreve humanitare të krijuara të mërkurën.
“Sot ne ishim në gjendje të organizonim tre korridore humanitare: nga qyteti i Sumy, nga qyteti i Kievit dhe rajoni i Kievit, dhe nga Enerhodar”, tha ai, duke shtuar se përpjekjet do të vazhdojnë të enjten.
Zelensky tha se autoritetet ukrainase po përgatisin gjashtë korridore humanitare për të larguar njerëzit nga zonat e sulmuara nga forcat ruse.